Të fundit

Ekzekutohen pagesat për mbi dy mijë lehona

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot është është ekzekutuar pagesa për 2,230 lehona përfituese që kanë aplikuar gjatë muajit tetor.

Ai në një postim në Facebook ka njoftuar se nesër do të ekzekutohet pagesa e dytë edhe për lehonat që kanë aplikuar më herët, dhe tashmë janë në sistem.

“Gjithsej, mbi 4,400 përfituese. Njëkohësisht, është ekzekutuar edhe pagesa retroaktive për shtesat për fëmijë, për 809 përfituese që muajin e kaluar i kishin llogaritë bankare jo-valide”, tha Murati.

Ai u shpreh se këtë muaj ka pasur fluks të madh aplikimesh dhe për këtë arsye u ka marrë më shumë kohë validimi e procesimi i pagesave – mbi 90 mijë pagesa të procesuara gjithsej, pa llogaritur masat tjera të pakos.

“Andaj shpresojmë në mirëkuptim për këtë vonesë, të cilën shpresojmë ta evitojmë muajve në vijim”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci