Të fundit

Artefakti i vjedhur nga Serbia, Kosova e kërkon kthimin e tij

Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës e drejtuar nga Hajrullah Çeku e ka filluar një fushatë në “twitter” përmes të cilës kërkohet nga Serbia që t’i kthejë artefaktet që ia ka vjedhur Kosovës.

Kështu ka vepruar edhe sot kjo ministri kur i ka kërkuar Serbisë kthimin e një figure antropomorfe nga mijëvjeçari V-IV p.e.s, që ishte gjetur në Mitrovicë.

“1247 artefakte të Kosovës të mbajtura ilegalisht në Serbi. Kjo figurinë antropomorfe i përket periudhës së neolitit të vonë (mijëvjeçari V – IV p.e.s.), kulturës së Vinçës. Gjetur në Fafos II, Mitrovicë, Republika e Kosovës. Na ndihmoni ta kthejmë FIGURINËN në shtëpi”, thuhet në reagimin e MKRS-së ku janë përfshirë në postim edhe Unesco, Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci