Të fundit

Shqipëria ndaj Hungarisë, pa Brojën në formacion

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me atë të Hungarisë ditën e sotme.

Për kuqezinjtë kjo është ndeshja më e rëndësishme deri më tani në Grupin I, pasi tri pikët janë mëse të nevojshme.

Një fitore eventuale sot në Puskas Arena e kuqezinjve, do të bënte që ata të mbesin fuqishëm në garë për kualifikim në Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

E për këtë takim trajneri italian i Shqipërisë, Edoardo Reja i ka besuar futbollistëve më me përvojë që të marrë pikët e plota në Budapest.

Shqipëria në këtë takim do të luaj me skemën e famshme të Edy Rejas 3-5-2.

Në portë do të jetë kapiteni Etrit Berisha që ka fituar balotazhin me Thomas Strakoshën.

Ndërsa para Berishës do të konfirmohen sërish treshja e mbrojtjes Ismajli-Kumbulla-Gjimshiti, të cilët luajtën titullarë edhe në ndeshjet e shtatorit.

Në mesfushë, nga krahët do të luajnë Elseid Hysaj në të djathtë dhe Lorenc Trashi në të majtë, ndërsa në qendër do të luajë i përhershmi Klaus Gjasula, që këtë herë do të shoqërohet nga Keidi Bare dhe Endri Çekiçi, që pas formës së mirë të shfaqur te Konyaspor, ka bindur edhe trajnerin Edi Reja.

Në sulm konfirmohet sulmuesi me përvojë Sokol Cikalleshi, i cili nuk luajti në ndeshjen e parë ndaj maxharëve për shkak të një dëmtimi, ndërsa në ‘Puskas Arena’ do të luajë përkrah njeriut që e njeh më së miri atë stadium dhe kundërshtarin,  Myrto Uzuni.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci