Të fundit

Eurozona rrit normat e interesit për herë të parë në 11 vjet

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka rritur normat e interesit për herë të parë në më shumë se 11 vjet, teksa përpiqet të kontrollojë inflacionin që është në rritje në Bashkimin Evropian.

BQE e rriti normën bazë të interesit me 0.5 pikë përqindjeje në 0.0% të enjten dhe planifikon rritje të mëtejshme më vonë gjatë vitit, raporton BBC.

Norma ka qenë negative që nga viti 2014 për të inkurajuar bankat të japin hua në vend që të depozitojnë para në bankë.

Çmimet e konsumit u rritën me një normë rekord prej 8.6% në 12 muajt e fundit.

Kjo është shumë mbi objektivin e bankës prej 2%.

Inflacioni është ritmi me të cilin çmimet po rriten. Për shembull, nëse një shishe qumësht kushton 1 € dhe rritet me 5 cent krahasuar me një vit më parë, atëherë inflacioni i qumështit është 5%.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci