Të fundit

Derbi shqiptar në Ligën e Konferencës

Nënkampionia e Kosovës në futboll, Malisheva, do të përballet me Vllazninë e Shkodrës, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa Ballkani i Suharekës kundër skuadrës nga Uellsi, Connah’s Quay Nomads.

Shorti u tërhoq të martën në Nyon të Zvicrës, ndërsa ndeshjet e raundit të parë do të luhen më 9 korrik. Ndeshjet e kthimit më 16 korrik.

Ndeshjet e para, Malisheva e Ballkani do t’i zhvillojnë në udhëtim.

Dukagjini, si fitues i Kupës do ta nis rrugëtimin e saj në Evropë, përkatësisht në Ligën e Konferencës, nga raundi i dytë kualifikues.

Kundërshtarin do ta mësojë të mërkurën.

Elbasani do të përballet me Bate Borisovin e Bjellorusisë

Shkëndija e Tetovës për kundërshtarë do ta ketë Europan e Gjibraltarit.

Deçiqi, klubi shqiptar i Malit të Zi, do të përballet me Liepajan e Letonisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci