Të fundit

Parfumet që meshkujt pëlqejnë t’i nuhasin te femrat

Është një fakt i njohur që një parfum nuk do të ketë erë të njëjtë te dy persona, sado të ngjashëm të jenë ata, sepse secili prej nesh ka një kimi të veçantë të trupit.

Përveç kësaj, aroma luan, ndoshta, një rol vendimtar në joshje. Prandaj do të ishte mirë të zgjidhnit ato që zgjasin më shumë, por edhe të dini se cilat nota i tërheqin më shumë meshkujt.

Një përdoruese e TikTok përpiloi një listë me tre parfume që meshkujt nuk mund t’u rezistojnë. Në fillim të këtij viti, ajo u bë virale kur u tregoi ndjekësve të saj qindra shishe parfumi që ka në koleksionin e saj.

Tani ajo ka zbuluar tre parfume femrash që i mahnitin meshkujt:

1. Black Opium, YSL

Në vend të parë është Black Opium nga Yves Saint Laurent. Ky parfum ka notat bazë të kafesë që plotësojnë aromën më të lehtë të dardhës dhe mandarinës. Është e preferuara e shumë vajzave, shkruan KP.

2. Good Girl, Carolina Herrera

Një parfum tjetër i theksuar nga kjo adhuruese e aromave të shtrenjta nuk është aq popullor sa Black Opium. Bëhet fjalë për aromën e shtëpisë së modës njujorkeze Carolina Herrera. Parfumi i tyre Good Girl ka nota manaferrash dhe jasemini me një nuancë druri. Dhe ajo që e bën të veçantë është shishja e dizajnuar bukur.

3. Sweet Like Candy, Ariana Grande

Parfumi i tretë që mori lëvdata në video është Sweet Like Candy, aroma e Ariana Grande. Notat e sipërme janë manaferra, dardha dhe bergamoti, ndërsa notat bazë janë vanilje dhe fije kashte.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci