Të fundit

Konfirmohet mungesa e kapitenit të Suedisë ndaj Kosovës

Victor Lindelöf nuk do të jetë në fushë kundër Kosovës sonte.

Kapiteni i ekipit kombëtar suedez dhe mbrojtësi i Manchester United, Victor Lindelöf ka mbetur në Angli ku gruaja e tij Maja do të lindë fëmijën e dytë të çiftit.

Të premten trajneri i Suedisë, Janne Andersson e mbajti derën hapur për bashkimin e Lindelöf me skuadrën për ndeshjen kundër Kosovës.

Por tani menaxhmenti i ekipit kombëtar konfirmon se ai nuk do të jetë ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

“Nuk ka asgjë të re. Kjo do të thotë se ai nuk vjen sonte, nuk e luan ndeshjen”, ka thënë menaxheri i ekipit kombëtar, Stefan Pettersson, në një prononcim për Aftonbladet.

Ndeshja ndërmjet Suedisë dhe Kosovës zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00.

Kosova ka marrë katër pikë në pesë ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës. Ndeshja e parë mes dy përfaqësueseve përfundoi me fitoren e Suedisë 3-0 në Prishtinë. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci