Të fundit

Pankartat në Veri, reagon MPB: Po e vazhdojmë fushatën për tabelat RKS

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se po vazhdohet fushata për cështjen e regjistrimit dhe paisjes më targa “RKS” të makinave të cilat mbajn regjistrime ilegale e që qarkullojnë nëpër territorin e Republikës së Kosovës.

Një njoftim i tillë i ministrisë që drejton Svecla vjen pas reagimeve të shumta të serbëve në veri të dirigjuar nga Beogradi dhe reagimeve nga zyrtarë në Serbi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet përkatëse, vazhdojnë fushatat informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”. Fushata informuese i drejtohet qytetarëve të cilët posedojnë targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA”, apo “ĐA”, e të cilët nga data 01 gusht 2022 deri me 30 shtator 2022 duke shpjeguar mënyrën si të aplikojnë dhe të pajisen me targa “RKS”. Të gjitha fushatat si, video-spotet, komunikatat njoftuese, banerat dhe fletushkat, iu janë adresuar dhe shpërndarë të gjithë qytetarëve pa dallime (në gjuhët shqipe dhe serbe), me qëllim të informimit të tyre me kohë, dhënies së sqarimeve të nevojshme për procedurat dhe kriteret e parapara për pajisje me targa “RKS”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci