Të fundit

Gjendje emergjente në Ferizaj, shkak greva e kompanisë së kontraktuar për mbledhjen e mbeturinave

Është shpallur gjendje emergjente në Ferizaj për mbledhjen e mbeturinave.

Kjo u bë e ditur nga autoritetet komunale përmes një sqarimi publik, përcjell Paparaci.

“E pakuptimtë, e paarsyeshme dhe e paqëndrueshme është kjo grevë, me kauzën e rrejshme të ngritjes së pagave, ngaqë e vërteta është krejtësisht tjetër. Në vazhdimësi Kompania “Pastërtia” bazuar në rritjen e të hyrave të saj, ka bërë edhe rritjen e pagave të punonjësve të pastrimit. Pra, duke u rritur të hyrat e kompanisë, janë rritur edhe të hyrat e punonjësve të saj, përfshirë pagesën për shujtën e punonjësve, andaj kjo grevë shpërfaqë paarsyeshmërinë e plotë në pikëpamje të kauzës që përfaqëson”, shkroi ndër tjerash komuna në njoftim, duke hedhur kështu kritika në drejtim të përgjegjësve për mbledhjen e mbeturinave.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci