Të fundit

Kurti ngushëllon familjen Sopaj

Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Sopaj nga Malisheva e cila humbi dy anëtarë në aksidenti e rëndë në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Kurti i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes duke thënë se Kosova bashkëndjen me ta për humbjen tragjike.

“Republika e Kosovës bashkëndjen me familjen tuaj. Shpresoj të mund të gjeni forcën për të përballuar dhimbjen tuaj, që është dhimbje edhe e mbarë popullit. Me mendje e zemër jemi pranë jush, në këto ditë pikëllimi e zie”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Shefi i qeverisë kosovare i ka uruar fëmijëve të aksidentuar shërim të shpejtë.

Telegrami i plotë i kryeministrit Kurti:

E nderuara familje Sopaj,

Me trishtim e pikëllim të thellë e morëm lajmin për humbjen e jetëve të familjarëve tuaj.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje Tuajën kaq të madhe.

Fëmijëve të lënduar u dëshiroj shërim të shpejtë dhe uroj që të tejkalojnë sa më lehtë pasojat e aksidentit.

Republika e Kosovës bashkëndjen me familjen tuaj. Shpresoj të mund të gjeni forcën për të përballuar dhimbjen tuaj, që është dhimbje edhe e mbarë popullit.

Me mendje e zemër jemi pranë jush, në këto ditë pikëllimi e zie.

Me nderime,

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Shemsedin dhe Mervete Sopaj do të varrosen sot në ora 18:00 në Malishevë.

Çifti Sopaj po ktheheshin në vendlindje kur ndodhi aksidenti tragjik në një fshat të Podujevës. Ata ishin bashkë me dy fëmijët e tyre, 3 dhe 4 vjeç, të cilët kanë shpëtuar dhe po trajtohen në QKUK.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci