Të fundit

Agim Veliu lajmërohet nga Stokholmi

Agim Veliu, që prej një periudhe disa javore ka qëndruar jo afër syrit të publikut, është lajmëruar nga Stokholmi.

Ish-kreu i Komunës së Podujevës ka publikuar një fotografi që shfaq atë pranë një bashkëpatrioti teksa të dy mbajnë në duar flamurin e Dardanisë.

Veliu ka udhëtuar drejt Suedisë për të ndjekur nga afër ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës ndaj Suedisë.

Agim Veliu shërbeu si ministër në qeveritë Kurti 1 dhe Hoti. Në të parën, u shkarkua nga kryeministri Albin Kurti me arsyetimin se nuk i bindej urdhrave të tij.

Me reformimin e strukturave të partisë pas mbërritjes së Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Veliu humbi pozitën e nënkryetarit të partisë.

Në qershor 2021, ai u shkarkua nga pozita e kryetarit të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci