Të fundit

Favorizimi që po i bën qeveria një biznesi privat dhe ngufatja e bizneseve tjera

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe shefin e stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, takuan sot përfaqësuesit e kompanisë “Kosmonte Foods” nga Kosova, të cilës iu dhanë 25 hektarë tokë, pronë e shtetit, në emër të investimeve që do të bëjë ajo.

Sidoqoftë, propozim-vendimi i qeverisë për t’ia dhënë këtë status ndërmarrjes e cila merret me tregtinë e produkteve të qumështit, vezëve, vajrave dhe yndyrave të gatimit, është miratuar me mbi 60 vota të deputetëve në Kuvendin e Kosovës në shkurt të këtij viti, raporton Paparaci.

Por, dhënien e statusit Investitor Strategjik për “Kosmonte Foods” Sh.P.K. e kanë kundërshtuar deputetët e opozitës. Madje, për të njëjtën çështje ka pasur kritika në aspektin e procedurave të ndjekura nga pushteti për propozim-vendimin.

Mbi këtë janë ngritur dyshimet se pushteti po e favorizon një biznes privat dhe të njëjtën kohë po i ngulfat të tjerat, duke i pasur parasysh raportimet se kompania me bazë në Fushë Kosovë ka pasur një kontest ligjor me Ministrinë e Bujqësisë.

Ndaj kompanisë në fjalë, Agjencia e Pyetjeve kishte ngritur padi për mosrespektim të kontratës.

Ndërsa pak para se Qeveria të votonte për Investitorë Strategjik, Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci e kishte tërhequr padinë nga gjykata.

Padia ishte bërë nga pushteti i kaluar. Si mund të shpjegohet e gjithë kjo përveç se qeveria po ia ndreq terrenin në çdo detaj që ajo të marr tokën e shtetit për vite të tëra?

Toka që i është dhënë në shfrytëzim kompanisë “Kosomnte Foods”, është pronë e Agjencisë së Pyetjeve që ndodhet në Fushë Kosovë dhe prona ishte shfrytëzuar edhe më herët nga kompania.

Rrjedhimisht, nga një proces i cili u pa si i kundërligjshëm nga opozita kaloi në anën tjetër të medaljes në sytë e funksionarëve të qeverisë.

Kësisoj, nga akuzat se rasti është për Prokurori e jo për ndarje tokash, Lëvizja Vetëvendosje favorizoi ndërmarrjen, e cila mes tjerash – është edhe donator i partisë së Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës.

Mes fjalëve të Albin Kurtit se “është çliruar potenciali i biznesit” dhe favorizimit ndaj ndërmarrjeve që e financuan atë – bile të akuzuar edhe për rritje të çmimeve në këtë kohë krize ekonomike – kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka zgjedhur këtë të dytën, siç edhe po dëshmohet vazhdimisht.

Madje, krejt kjo ende pa i mbushur as dy vite qeverisje! /Paparaci.com

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci