Të fundit

Shkëndija e Shkupi vazhdojnë sot garat evropiane

Skuadrat shqiptare do t’i rikthehen sot garave evropiane, ku tre prej tyre do ta vazhdojnë ëndrrën e kualifikimit tutje në Ligën e Evropës dhe në Ligën e Konferencës.

Vëmendja do të jetë te kampioni i Superligës së Kosovës, FC Ballkani, i cili do të përballet si vendas me skuadrën nga Ishujt Faroe, Klaksvik.

Kjo ndeshje, e vlefshme për kualifikimet në Ligën e Konferencës, do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri”.

Po ashtu, ndeshje do të zhvillojë edhe skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi, e cila në kuadër të kualifikimeve drejt Ligës së Evropës do të përballet me irlandezët e Shamrock Rovers.

Krahas Ballkanit dhe Shkupit, edhe skuadra tjetër shqiptare nga Maqedonia e Veriut, KF Shkëndija do të luajë sot në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Konferencës, kundër suedezëve të AIK Stockholm.

Liga e Konferencës

19:00 AIK – Shkëndija (Stadiumi Friends Arena)

20:00 FC Ballkani – Klaksvik (Stadiumi Fadil Vokrri)

Liga e Evropës

21:00 Shamrock Rovers – Shkupi (Stadiumi Tallaght)

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci