Të fundit

Suedia i shuan Kosovës ëndrrën e Botërorit

Kosova ka pësuar një disfatë 3-0 përballë Suedisë duke mbyllur të gjitha shpresat për ëndrrën e madhe për kualifikimin në Botëror.

Dardanët zhvilluan një takim të mirë, por cilësia bëri diferencën në këtë takim.

Suedia u tregua cinike duke shfrytëzuar të gjitha rastet përpara portës.

Nordikët kaluan të parët në avantazh me anë të Forsberg i cili u tregua i saktë nga pikë e 11-mëtërshit.

Në pjesën e dytë, talenti Aleksandër Isak realizoi një supergol duke goditur fort nga distance.

10 minuta para fundit të takimit, Kuazon kapitulloj dardanët duke shënuar dhe golin e tretë për nordikët.

Suedia ngjitet në vendin e dytë në grup me 12 pikë, ndërsa Kosova mbetet e katërta me vetëm 4 pikë të grumbulluara.

 


Kosova pëson golin e tretë

Kosova ka pësuar edhe golin e tretë ndaj Suedisë.

Robert Quaison realizoi në minutën e 79-të.


Suedia dyfishin epërsinë

Suedia ka dyfishuar epërsinë ndaj Kosovës dhe tani po kryeson me rezultat 2-0.

Golin e dytë për suedezët e ka realizuar sulmuesi i Real Sociedad, Alexander Isak, me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës së rreptësisë.

 


Kosova e ka nisur mirë pjesën e dytë kundër Suedisë.

Zymer Bytyqi pati një rast të mirë shënimi, por goditja e tij u ndal nga portieri Olsen.


Mbyllet pjesa e parë – Kosova në disavantazh

Suedia e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë të takimit ndaj Kosovës, të vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës.

Golin e vetëm të pjesës së parë e realizoi mesfushori Emil Forsberg në minutën e 29-të nga penalltia, pasi në zonën e rreptësisë luajti me dorë Florent Hadërgjonaj.


Forsberg ndëshkon Kosovën

Suedia ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Kosovës, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Ishte Emil Forsberg që realizoi nga penalltia në minutën e 29-të të ndeshjes.

Aro Muric nuk arriti të lexonte anën dhe Forsberg realizoi me lehtësi.


Formacioni zyrtar: Kosova sulmon Suedinë me Rashicën dhe Muriqin

Me skemën 4-4-2 Kosova do të nisë ndeshjen kualifikuese për “Botërorin 2022” ndaj Suedisë.

Bernard Challandes ka vendosur Vedat Muriqin e Milot Rashicën në sulm për ndeshjen që nis në orën 18:00.

Formacioni i Kosovës: Muriq: Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj: Bytyqi, Loshaj, Dresheviq, Rashani: Muriqi, Rashica.

Formacioni i Suedisë: Olsen: Krafth, Danielson, Nilsson, Augustinsoon: Claesson, Olsson, Ekdal, Forsberg: Kulusevski, Isak.

Kjo është hera e parë në dy vjet që stadiumi “Friends Arena” në Solna do të jetë i mbushur tërësisht, me 44 mijë bileta të shitura.

Video nga Paradoks

Pajisja që u gjet në veturën e gazetarit Kajtazi

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci