Të fundit

‘DailyMail’ shkruan për performancën e Dua Lipës në “Sunny Hill”

Dua Lipa kishte veshur një palë sytjena dhe një fund të shkurtër të ngjashëm teksa u shfaq të enjten në skenë në vendlindjen e saj në Kosovë – nis shkrimi i revistës prestigjioze ‘DailyMail’.

Këngëtarja, 26-vjeçare, ka vënë në pah barkun e saj të sheshtë dhe këmbët e gjata në ansamblin e mahnitur rozë në festivalin Sunny Hill, që organizohet nga Dua dhe babai i saj, Dukagjini, 53-vjeçar, shkruan DailyMail.

Ajo dukej e mrekullueshme me fustanin dy-pjesësh të markës Valentino që e kombinoi me doreza të njëjta dhe çizme me taka.

Dua u sigurua të bënte një performancë shumë energjike duke prezantuar disa nga këngët e saj më të suksesshme për turmën.

Festivali, i cili filloi në vitin 2018, do të ketë edhe shfaqje nga AJ Tracey dhe Skepta në ditët në vijim.

Në vitet e kaluara janë parë performanca nga Calvin Harris, Miley Cyrus dhe Martin Garrix së bashku me disa muzikantë shqiptarë.

Ngjarja organizohet për të mbledhur para për Fondacionin Sunny Hill, në faqen e internetit të të cilit thuhet: “Ashtu si Dua, ne jemi të frymëzuar nga shoqëria jonë dhe mendojmë se ata që kanë shijuar suksesin duhet t’ua kalojnë mundësinë të tjerëve që të ndjekin hapat e tyre”. /Telegrafi/

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci