Të fundit

Lewandowski: Më duhej ndryshimi

Transferimi i Robert Lewandowskit në Barcelonë bëri bujë të madhe, me Bayernin që nuk dëshironin ta linin të lirë sulmuesin polak.

Lewandowski përfundimisht u largua nga Mynihu pas tetë vitesh dhe nënshkroi kontratë me Barçën deri në vitin 2026.

“Më duhej një ndryshim, të shkoja në një vend tjetër, në një klub tjetër”. Tani ndihem si një fëmijë që ka një lodër të re”, tha polaku për “Marca”.

Ai iu drejtua edhe tifozëve të Bayernit.

“E di që largimi im ka prekur shumë fansa, këtë mund ta kuptoj dhe dua të kërkoj falje edhe një herë. Ishte e rëndësishme dhe e nevojshme për mua të kuptoja se jam gati për ndryshime. Në fund të fundit, të gjithë jemi njerëz. Pas 12 vite në Gjermani më është bërë e qartë se koha ime ka mbaruar, ka qenë një situatë e vështirë për të gjitha palët dhe është dashur të gjejmë zgjidhjen më të mirë”, tha Lewandowski.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci