Të fundit

Einxhel Shkira konfirmon se është shtatzënë, publikon një video

Tash e një kohë është spekuluar se Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Megjithatë, çifti në asnjë moment nuk e kishte konfirmuar lajmin e pritjes së bukur, megjithëse ishin shpërndarë fotografi përmes të cilave dyshohej se moderatorja është shtatzënë.

Dhe tani, çifti ka vendosur t’i konfirmojë thashethemet duke shpërndarë një video, përmes të cilës konfirmojnë se janë në pritje të fëmijës.

“Kur ëndrrat bëhen realitet dhe realiteti është më i bukur se çdo ëndërr në jetë… Kur e do aq shumë jetën sa toka të duket si parajsë dhe ti po qëndron mbi re”.

“Kur ti gjen atë shpirtin binjak dhe Zoti buzëqesh, sepse e di që është momenti të të bekojë me dhuratën më hyjnore. Kur thjesht një prekje dore kthehet në një prekje jete…dhe ne mezi po presim të të prekim duart e tua të vogla”, ka shkruar Einxhel.

Kujtojmë që romanca e dyshes filloi brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe ata vazhduan të jenë çift edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Shihni më poshtë postimin e saj të plotë në Instagram.

https://www.instagram.com/reel/ChSdeCTDZcC/?utm_source=ig_embed&ig_rid=dc9a1879-da8b-410d-9a95-e78d5303ecd6

 

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci