Të fundit

Fitore madhështore e Shqipërisë në Budapest

Fitore madhështore në Budapest. Një kryevepër e Brojës, i ka dhuruar 3 pikë të arta Shqipërisë në përballjen ndaj Hungarisë.

Shqipëria ka arritur të marrë rezultatin që dëshironte përballë Hungarisë në shtëpinë e këtyre të fundit në kuadër  të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022.

Ashtu si në “Elbasan Arena” është Armando Broja ai që u inkuadrua në lojë nga stoli dhe shënoi golin e fitores.

Pjesa e parë thuajse nuk kishte asnjë rast për të dyja skuadrat, pasi loja u zhvillua më së shumti në mesfushë.

Gjatë pjesës së parë në minutën e 30, Berat Djimsiti në një përplasje me Berishën do të dëmtohej në shpatull duke u detyruar të lërë fushën dhe në vendin e tij u inkuadrua Veseli.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me një zëvendësim për Kombëtaren e Shqipërisë ku në lojë u fut Nedim Bajrami.

Loja do të ishte ndryshe, me “kuqezinjtë” që do të sulmojnë më tepër dhë do të rrezikojnë me Uzunin dhe Gjasulën, ndërsa në krahun tjetër Hungarinë do të rrezikonte po ashtu falë një goditje standarte, por fati do të ishte me ne, pasi topi përplaset në shtyllë.

Në minutën e 80 do të ishte momenti për Armando Broja “show” i cili merr një top nga thuajse mesi i fushës dhe arrin të depërtojë në zonë për ta dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar tanët në avantazh.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci