Të fundit

Zbulohet data e lansimit të Iphone 14

Më 7 shtator, Apple do të prezantojë për publikun serinë e re të iPhone 14.

Megjithëse, ende nuk ka një deklaratë zyrtare, gjatë eventit të madh të shtatorit, pritet të prezantohet dhe iPhone 14, Pro dhe Max.

Lansimi i tyre në treg është planifikuar për më 16 shtator.Sipas disa analistëve, ato do të jenë në dispozicion me një çmim më të lartë se modelet e mëparshme.

Kjo për dy arsye: seria e re e iPhone bazohet në sistemin operativ iOS 16, i cili sjell një sërë përmirësimesh dhe mundësish personalizimi për aplikacionet, widget-et, ekranin e kyçjes dhe më tepër.

Një përmirësim teknologjik që nënkupton rritje të çmimit. Arsyeja e dytë lidhet me situatën aktuale gjeopolitike dhe ekonomike, e cila e bën të vështirë gjetjen e burimeve për prodhimin masiv të pajisjeve elektronike.

Ngjarja e Apple më 7 shtator nuk do t’i kushtohet ekskluzivisht iPhone-ve, pot do të ketë hapësirë edhe për Apple Watch Series 8, modelet më të larta të së cilës do të kenë një ekran të përmirësuar

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci