Të fundit

Microsoft Office tregon se si ta rikuperoni një dokument

Po punoni me zell në një fletë të Excel, duke u siguruar se të gjitha shifrat të jenë të sakta dhe gjithçka duket mure. Ju jeni një makinë: Nuk ka asgjë që mund të ju ndalojë drejt përmbushjes së kësaj detyre dhe drejt të bërit përshtypje tek shefi juaj.

Përveç një ndërprerjeje të rrymës e cila e fik kompjuterin tuaj para se ju të keni mundësinë e ruajtjes së dokumentit. Tani ju ose duhet që të filloni nga e para, ose të largoheni nga puna duke mos e kthyer më kokën pas.

Jo aq shpejt: Përderisa mos arritja e ruajtjes së punës tuaj mund të jetë pak e rrezikshme, humbja e një dokumenti të tillë nuk është një “dënim me vdekje” shkruan Life Hack. Nëse aksidentalisht ju ndodh që ta mbyllni një dokument të Office dhe që pa ndonjë arsye nuk e keni ruajtur, ju nuk keni nevojë që të shqetësoheni për të nisur nga e para, transmeton Telegrafi.

Është një mënyrë e lehtë që ju ta ktheni dokumentin, duke përdorur një mjet të rikuperimit të integruar direkt në aplikacionin e Office që ju jeni duke përdorur.

Kur jeni duke punuar në një dokument në Word, Excel ose aplikacion tjetër të Office, dokumenti nuk ruhet vetëm kur ju e klikoni butonin “Save”.

Aplikacioni në fjalë ka të dhënat e dokumentit të ruajtur në dosjen AppData të llogarisë tuaj të përdoruesit. Kjo dosje, e cila zakonisht nuk shihet nga shumica e përdoruesve, i ruan të dhënat nga disa aplikacione të Windows për llogarinë tuaj të përdoruesit.

Në shumicën e rasteve, një dokument i Office i mbyllur së fundmi mund të gjendet aty. Ka dy mënyra të kryesore për ta gjetur atë. Mënyra e parë është më e lehta dhe më e drejtpërdrejta, pasi që ju dërgon direkt tek dosja e cila e përmban dokumentin e humbur.

Për ta gjetur atë hapeni aplikacionin që ju e keni mbyllur, klikoni skedarin “File”, pastaj zgjidheni opsionin “Info”. Tani klikoni tek “Manage Document” dhe pastaj “Recover Unsaved Documents”. Këtu mund ta gjeni dokumentin që ju e keni mbyllur pa e ruajtur, zgjidheni atë dokument dhe pastaj klikoni tek “Save As” për tu siguruar se më nuk do ta humbisni atë.

Pastaj është edhe një mënyrë tjetër më e avancuar të cilën mund ta përdorni për ta arritur rezultatin e njëjtë. Prekni Windows+R për ta hapur dritaren “Run”. Pastaj aty shkruajeni “%appdata%” dhe përdoreni atë për ta hapur dosjen. Nga këtu ndjekeni “shtegun” drejt dosjes së aplikacionit tuaj. Kjo është dosja ku metoda e parë iu dërgon në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe ju aty mund ta shihni dokumentin tuaj të humbur. Përsëri, duhet ta hapni dhe ta ruani.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci