Të fundit

Fury nokauton Wilderin në trilogjinë e peshave të rënda

Tyson Fury ka zhvilluar një tjetër superduel përballë Deontay Wilder për ta mbrojtur titullin e botës në kategorinë e peshave të rënda në boks ne divizionin WBC.

Në meçin e shumëpritur të trilogjisë, anglezi e nokautoi amerikanin në raundin e 11-të në duelin e zhvilluar në T-Mobile Arena të Las Vegasit.

Përballja e tyre e parë në vitin 2018 kishte përfunduar me barazim, ndërsa në sfidën e dytë (të vitit 2020), Gipsy King kishte triumfuar me nokaut teknik. Dhe pas kësaj fitoreje, Fury e ka konfirmuar dominimin e tij përballë Wilder.

Kishin kaluar 23 muaj prej se Tyson e hoqi nga froni Deontayn dhe 33-vjeçari është kujdesur që ta vazhdojë rekordin pa humbje në karrierën e tij profesionale.

Fury bëri paraqitje të mirë në raundin e tretë, mirëpo Wilder e rimori veten për ta rrëzuar dy herë në raundin e katërt.

Sidoqoftë, amerikani u tregua kundërshtar i fortë vetëm deri në raundin e shtatë dhe më pas filloi dobësimi i tij, ndërkohë që britaniku fillimisht e rrëzoi në raundin e 10-të, për t’ia dhënë goditjen finale në raundin e 11-të.

 

Natyrisht se ky nuk do të ishte triumfi që Fury e ka dashur duke qenë se kundërshtari e rrëzoi dy herë dhe këtë e ka pranuar kampioni pas meçit duke thënë se gjithmonë e ka pranuar që Wilder është boksieri i dytë më i mirë pas tij.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci