Të fundit

Drenica dënon Lushtakun për ofendimin ndaj Cales, futbollisti kërkon falje

Klubi i futbollit, Drenica ka vendosur ta dënojë me 400 euro futbollistin e tyre Shkëlzen Lushtaku pasi ky i fundit përdori terme fyese në baza racore ndaj futbollistit të Gjilanit, Elton Cale.

Lushtaku kishte ofenduar Calen gjatë ndeshjes Drenica-Gjilani, ndeshje kjo e zhvilluar xhiron e kaluar.

Edhe pse ndeshja ishte mbyllur pa ndonjë ankesë, një sekuencë e shpërndarë nga mediat ku shihej Lushtaku duke ofenduar Calen ka nxitur reagime të shumta në opinionin sportiv.

Skuadra e Gjilanit përpos në organet e Federatës së Futbollit të Kosovës, ka vendosur që rastin ta lajmërojë edhe në UEFA.

Lidhur me rastin në fjalë sot ka reaguar edhe vet protagonisti, Shkëlzen Lushtaku. Ai ka kërkuar falje për rastin e ndodhur ndërsa ka shtuar se ai rast nuk e përfaqëson atë dhe Drenicës pasi ishte moment nervozizmi.

“Me lejoni që me anë të kësaj deklarate publike të kërkoj falje për shprehjën e gabuar të përdorur në një moment nervozizmi sportiv ndaj lojtarit Cale. I kërkoj falje lojtarit, klubit të tij, dhe sigurisht kërkim falje për klubin tim KF Drenica, tifozët dhe gjithë komunitetin sportiv”.

“E di që në një moment si ky çdo gjë do duket si justifikim por më besoni që ajo shprehje e gabuar në një moment nervozizimi nuk paraqet atë që unë si njëri në rend të parë dhe si lojtarë që mësimet sportive dhe gjithçka me vlera e kam kultivuar në ketë qytet që është aq mikpritës dhe i dashur për të gjithë”, thuhet në reagimin e Lushtakut.

Shuma prej 400 euro që do të paguajë kapiteni drenicas te klubi, do të shkojë te qendra rinore e qytetit ku do të përdoret si donacionin për një fushatë sensibilizuese kundër diskriminimit.

Ndryshe nga klubet dhe futbollistët, Federata e Futbollit e Kosovës akoma nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me incidentin e ndodhur në ndeshjen Drenica-Gjilani.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci