Të fundit

Rrëfimi i Pacollit për vizitën në Hagë: “Hera e parë që s’e shoh Thaçin kaq gjatë”

Behgjet Pacolli thotë se nuk i ka ndodhur asnjëherë të mos e takojë Hashim Thaçin për një kohë më të gjatë sesa vitin e fundit.

Ish-presidenti i Kosovës, ndodhet në Hagë që nga nëntori i vitit të kaluar kur u transferua në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara mbi dyshimet për krime lufte.

Pas 11 muajsh qëndrimi në Hagë, Thaçin e vizitoi të martën ish-aleati i tij politik, Behgjet Pacolli, i cili është shprehur të dielën në një intervistë për Kosovo-Online se distanca e takimeve mes tyre nuk ka qenë asnjëherë më e gjerë.

“Për dekada sa njihemi, kjo është hera e parë që nuk jam takuar me presidentin Thaçi për kaq gjatë”, u shpreh Pacolli, transmeton Paparaci.com.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re ka folur me vlerësim të lartë për Thaçin. Ka shprehur bindjen se ish-presidenti i shtetit do të dal kokëlart nga Haga.

“Si mik i tij, dhe si kosovar, jam i bindur se do të dalë me kokën lart. Kosova ka nevojë për presidentin Thaçi sepse njeriu që është person kyç në të gjitha proceset shtetërore në ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës, një ndërtim që ende nuk ka përfunduar”, ka deklaruar Pacolli.

I pyetur për rolin e Thaçit në krahasim me figurën e Albin Kurtit, kryeministrit aktual të Kosovës, Pacolli tha se të dy kanë vendin e tyre në historinë e re të shtetit.

“Politikanët nuk duhet të gjykohen kurrë se sa aktivë janë në politikë. Presidenti Thaçi ka qenë një figurë thelbësore në historinë e Kosovës në dekadat e fundit, nga lufta çlirimtare deri në shpalljen e pavarësisë. Z. Kurti ishte aktiv në lëvizjen studentore dhe në krijimin e lëvizjes Vetëvendosje të pasluftës, duke mos harruar kohën kur ishte edhe i burgosur politik”, deklaroi Pacolli.

Ish-kryediplomati ka rrëfyer se përveç ish-presidentit Thaçi, gjatë vizitës në Hagë ka takuar edhe ish-eprorët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po akuzohen nga Prokuroria e Specializuar e Hagës për krime lufte: Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

“Koha e shkurtër që kaluam së bashku ishte kënaqësi e jona e ndërsjellë”, vijoi Pacolli rrëfimin e tij për vizitën në Hagë.

Lideri i AKR-së ka thënë se momentalisht është duke punuar me subjektin politik që ai drejton përkitazi me zgjedhjet lokale, “që të ngremë zërin e qytetarëve në komuna me një program vizionar dhe shumë praktik”.

AKR-ja e Behgjet Pacollit që nga viti 2007 kur është themeluar, ka qenë dy herë në bashkëqeverisje me partitë më të mëdha. Një herë me Partinë Demokratike të Hashim Thaçit dhe një herë tjetër me Lidhjen Demokratike të Kosovës së Isa Mustafës. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci