Të fundit

Aksion i gjerë policor, dy të arrestuar – konfiskohen edhe armë zjarri e dy bunkerë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit sot, i cili ka çuar me gjetjen e dy bunkerëve dhe disa armëve të zjarrit me municion.

Përmes një operacion policor të koduar ‘Baroni’ me urdhërese të lëshuar nga  Gjykata Themelore-Prishtinë, bëhet e ditur se janë kontrolluar 5 shtëpi banimi në rajonin e Prishtinës dhe një vilë (shtëpi mali) në fshatin Makresh-Gjilan.

Kontrollet e realizuara në këto lokacione kanë rezultuar me gjetjen e :

  • 2 (dy) Bunkerë (vende të fshehta, të modifikuara në mënyrë shumë profesionale për fshehjen e gjërave ilegale),
  • Armë automatike, një karikator dhe 31 fishekë,
  • Armë zjarri, një karikator dhe 17 fishekë,
  • Arme e gjuetisë, një karikator dhe 6 fishekë.
  • Armë zjarri, një karikator dhe 7 fishekë,

Në vendngjarje ka dalë njësia e teknikës kriminalistike dhe forenzikës e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive të gjetura si prova materiale.

Si rezultat i kësaj, Policia ka njoftuar se dy persona tashmë janë shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të Prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, teksa i dyshuari i tretë ndodhet në arrati.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci