Të fundit

Presidentja Osmani nuk e luan rolin e saj – shihet me anëtarët e Listës Guxo para kuvendit zgjedhor

Presidentja Vjosa Osmani, Donika Gërvalla e Faton Peci të mërkurën janë mbledhur për të pirë kafe, pikërisht në ditën kur partia e tyre “Guxo”,  mban  Kuvendin e parë  zgjedhor dhe konstituiv të organeve dhe statutit të Partisë, shkruan Paparaci.

Sipas Kushtetutës presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit dhe  “nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik”,  e asnjë funksion në parti politike”.

Nga takimi i tyre, në ditën kur u bë publik lajmi se ish bashkë partiakja e tyre Doarsa Kica Xhelili do ta lë Guxo’në për t’iu bashkuar LDK’së, Osmani, Gërvalla e Peci çuan edhe një mesazh partiak.

Nga takimi i tyre, ata përmes kësaj fotografia quan edhe një mesazh se ish bashkë partiakja e tyre Doarsa Kica-Xhelili do ta lë Guxo-në për t’iu bashkuar LDK-së.

Guxo është  krijuar më 5 nëntor 2020 nga Vjosa Osmani e cila ishte larguar pas një periudhe të gjatë të kaluar në LDK.

Guxo Ka garuar brenda listës së përbashkët të Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare të Kosovës 2021 duke marrë shtatë deputetë, përfshirë Vjosa Osmanin.

Subjekti politik “Guxo”, sot në ora 17:00 mban Kuvendin Zgjedhor. /Paparaci/

Ekskluzive: Doarsa Kica jep dorëheqje nga “GUXO”

Ekskluzive: Doarsa Kica jep dorëheqje nga “GUXO”

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci