Të fundit

Bislimi: E refuzova Kosovën, dua të fokusohem në klub

Emri i Uran Bislimit u bë i njohur para pak ditësh kur Alain Giresse, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, bëri të ditur se 22-vjeçari ka refuzuar ftesën e FFK-së për tu bashkuar me ekipin A të Kosovës.

Reagimet për Bislimin e futbollistët tjerë si ai që kanë refuzuar të përfaqësojnë Kosovën ishin të shumtë. Ndërkaq, lidhur me këtë çështje është përgjigjur vetë mesfushori 22-vjeçar.

Sipas mesfushorit të Luganos, vendimi i tij nuk ishte kundër Kosovës, por ai kishte nevojë të fokusohej te klubi zviceran.

“Nuk ishte një vendim kundër Kosovës, por një për Luganon. Jam i lumtur dhe krenar për skuadrën e kombëtares së Kosovës. Megjithatë, prioriteti im për momentin është të fitoj një terren në FC Lugano sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të zhvillohem në një lojtar të rregullt këtu”, ka thënë Bislimi për “20 min”, transmeton Paparaci.

Tutje, Bislimi ka shtuar se është ëndërr për të dhe për çdo futbollist të luaj për Kombëtaren e Zvicrës.

“Të luash për kombëtaren e Zvicrës është padyshim ëndrra e çdo futbollisti. Nëse do të përballesha ndonjëherë me një vendim të tillë, do të më duhej të mendoja se çfarë është më e mira për karrierën time sportive”, përfundoi 22-vjeçari.

Bislimi ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për grupmoshat U-21, por ka refuzuar kërkesën për tu bashkuar me kombëtaren A. Me rast të njëjtë sikur të Bislimit, Federata e Futbollit e Kosovës është përballur edhe me atë të Edvin Kurtulus.

Përzgjedhësi francez, Alain Giresse në konferencë për media para disa ditësh ka potencuar se shumë futbollistë kanë refuzuar të përfaqësojnë Kosovën, duke zgjuar kështu debat të madh në opinionin publik. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci