Të fundit

PSG-ja fitoi 700 milionë euro nga transferimi i Messit

Përpos se në radhët e veta skuadra e Paris Saint-Germain arriti një futbollist fantastik, ekipi parisien atë vit ka fituar edhe 700 milionë euro.

“El Economista” shkruan se falë Messit, PSG-ja mori deri në dhjetë sponsorë të rinj dhe të ardhurat nga kontratat e sponsorizimit u rritën nga tre në tetë milionë euro.

Disa nga këta sponsorë janë marka të njohura duke përfshirë Dior, Gorillas, Crypto.com, PlayBetR, GOAT, Smart Good Things, Volt, Big Cola, Sports Water dhe Autohero.

Gjithashtu, kontrata e sponsorizimit të PSG-së me Nike sjell 75 milionë euro në vit dhe është nënshkruar deri në vitin 2032.

Messi është gjithashtu përgjegjës për rritjen e madhe të shitjeve të fanellave të klubeve.

PSG shiti më shumë se një milion fanella vitin e kaluar, dhe çmimi i njërës varionte midis 90 dhe 160 euro. Më shumë se 60 për qind e fanellave të shitura mbanin mbiemrin e Messit.

Përveç kësaj, Messi pati një ndikim në profilet e mediave sociale të PSG-së. Klubi fitoi më shumë se 15 milionë tifozë në të gjitha platformat e tij, dhe numri i përgjithshëm i kaloi 150 milionë.

PSG fitoi 1.4 milionë tifozë në javë dhe kaloi shifrën e 10 milionëve në TikTok dhe është gjithashtu më i ndjekuri në Instagram krahasuar me konkurrentët francezë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci