Të fundit

Qeqa “zbulon” prapaskenat: Zhegrova e kishte refuzuar Kosovën

Gazetarja e sportit në Radio Televizionin e Kosovës, Qeqa Krelani ka reaguar pas deklaratës së sulmuesit kosovar, Edon Zhegrova, ku ai thumbonte futbollistët që kanë refuzuar të përfaqësojnë Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Qeqa ka reaguar ndaj Zhegrovës duke e krahasuar deklaratën e tij me një deklaratë të dhënë para disa viteve.

Në një intervistë në vitin 2017, Zhegrova atë kohë kishte mohuar se kishte marrë ftesë nga Kosova, mirëpo atë e kishte demantuar trajneri i Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi duke potencuar se FFK-ja i ka bërë ftesë zyrtare Zhegrovës, por dëshira e tij ka qenë inkuadrimi direkt në ekipin A.

Pikërisht rreth kësaj ngjarje ka reaguar Qeqa Krealani.

“Seriozisht edhe Edon Zhegrova paska fol për tradhëti? Cili Edon është i vërteti këtu? Ky i 2017 që e ka refuzu Kosovën U19 dhe U21, apo ky që mbasi u ftu në Përfaqësuesen A, iu kan desht 10 sekonda me vendos. Kush po e thot të vërtetën këtu? Trajneri Krasniqi i cili publikisht thotë që Federata i ka bërë ftesë zyrtare dy herë, por E.Zh ka refuzu sepse lartëmadhëria e tij paska vnu kushte dhe ka kërku direkt me lujt në Përfaqësuesen A? Apo E.Zh i cili thotë që asnjëherë nuk ka marr ftesë?”, thuhet në postimin e Krelanit.

Tutje Krelani e ka quajtur Zhegrovën si të privilegjuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, pasi ai për dallim nga futbollistët tjerë kosovarë ftohet edhe ani nuk është aktiv me ekipin e tij.

“A din çka quajmë drejtësi dhe atdhetarizëm! E që n’fakt kurr asnjëherë nuk e ke bërë. Asnjëherë. Me bo zhurmë deklarative për shokët e tu që po iu bëhet e pa drejtë duke mos u ftu kurr në Përfaqësuese. Shokët e Kosovës që çdo ditë i thejnë këmbët për Superligë dhe janë shumë më t’mirë se disa prej juve aty në Kombëtare. Ti bashkë me këshilltarët e tu, e bashkë me krejt neve e dijmë sesi shumë djem kosovarë që luajnë në ligat europiane, në çdo ndeshje po shënojnë, janë titullar, kan paraqitje fantastike, vdesin me marr nje thirrje nga Kosova dhe prap nuk marrin ftesë, ndërsa ti ke shëtit nëpër bankat rezervë te ekipeve evropiane edhduke u fte prap je privilegju u në Përfaqësuesen A, thuhet në postimin e Krelanit.

Edon Zhegrova kishte reaguar para disa ditësh me një postim ku shpjegonte se i janë dashur vetëm 10 sekonda për ta zgjedhur Kosovën, kjo pasi përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse kishte potencuar se futbollistët kosovarë po refuzojnë ftesën për tu bashkuar me Kosovën.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci