Të fundit

Lojtari i Bundesligas diagnostikohet me tumor në testikuj, bëhet i katërti atje

Sulmuesi anësor i Hertha Berlinit, Jean-Paul Boëtius është diagnostikuar me tumor në testikuj, duke u bërë lojtari i katërt i Bundesligas që merr një diagnozë të tillë këtë sezon.

28-vjeçarin Boëtius, e kuptoi lajmin pas një testi urologjik të mërkurën dhe do t’i nënshtrohet një operacioni të premten, përcjell kp.

“Sado i hidhur që të jetë ky lajm në radhë të parë, ne jemi plot shpresë se Jean-Paul do të jetë në gjendje të shërohet dhe të kthehet tek ne sa më shpejt të jetë e mundur”, tha drejtori sportiv i Herthas, Fredi Bobic.

“Ai do të marrë çdo mbështetje të mundshme nga ne deri në kthimin e tij. Familja Hertha është në krah të tij dhe i uron gjithë të mirat”, shtoi më tej Bobic.

Klubi tha se do të ofrojë informacione të mëtejshme mbi rikuperimin e Boëtius ndërsa kërkoi që ndërkohë të respektohet privatësia e lojtarit holandez.

Shoku i skuadrës së Boëtius, Marco Richter, u diagnostikua me një tumor në testikuj në korrik. 24-vjeçari Richter iu nënshtrua trajtimit dhe u rikthye kundër Borussia Dortmund më 27 gusht, duke shënuar dy herë në tre paraqitje të tjera në Bundesliga që atëherë.

Mbrojtësi i Union Berlin, Timo Baumgartl, u rikthye të dielën e kaluar në fitoren ndaj Wolfsburgut, pesë muaj pasi u diagnostikua me kancer në testikuj. Ndeshja e mëparshme e 26-vjeçarit Baumgartl në ligë ishte kundër Eintracht Frankfurt në prill.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci