Të fundit

Deputetja e PDK-së: Nuk mund të ketë dalje nga greva me kryeneçësi

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, që këtë fundjavë të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund grevës në arsim.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë në një konferencë për media të premten se fëmijët e Kosovës duhet të jenë në shkolla nga e hëna e ardhshme.

“Ftoj Kurtin, Nagavcin, Muratin që të ulen me urgjencë gjatë vikendit dhe t’i përafrojnë qëndrimet e të gjejnë një zgjidhje që fëmijët e Kosovës të jenë në bankat shkollore të hënën. SBASHK-u nuk është se ka ngulur këmbë në 100 euro, derisa Qeveria ka dhënë opsionin e 50 eurove me idenë se kjo është oferta jonë dhe asgjë më tepër. Zgjidhja nuk bëhet nëse ne pozicionohemi me kryeneçësi”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka shtuar se Qeveria nuk shqetësohet fare për fëmijët që nuk po shkojnë në shkolla duke thënë se çelësi i zgjidhjes është pikërisht te qeveria.

“Çelësi i zgjidhjes është tek ata sepse për atë punë kanë përgjegjësi”, është shprehur Hoxha.

Komisioni parlamentar për Arsim ka mbajtur të premten një takim tjetër ku të pranishëm ishin ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe përfaqësues të SBASHK-ut, mirëpo mbledhja ka përfunduar pa ndonjë zgjidhje.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci