Të fundit

Rama i bindet Erdoganit, mbyll shkollën “Mehmet Akif Ersoy”

Qeveria ka vendosur mbylljen e shkollës “Mehmet Akif Ersoy”, përfshirë të gjitha ciklet parauniversitare.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave të Qeverisë së Shqipërisë të enjten, me propozim të ministrit të Arsimit dhe Sportit.

“Qeveria me anë të një VKM-je të posaçme detyron këtë institucion arsimor të marrë masat për transferimin e nxënësve në institucione të tjera të arsimit parauniversitar për të gjithë nxënësit e regjistruar dhe të kthejë pagesat e kryera (nëse ka) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit”, thuhet në vendim.

Pas presionit të opinionit publik në lidhje me arsyet e mbylljes së këtij kolegji, ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi, postoi në Facebook tri arsyet, të cilat sipas saj çuan në mbylljen e kolegjit.

“Shkaqet që çuan në heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, sqarojmë se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë.

1. Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.

2. Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre.

3. Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet” Ka shkruar ministrja.

Nuk dihet pse, ministrja e Arsimit në Shqipëri, arsyet ka vendosur t’i shkruajë vetëm në Facebook, dhe pse vetëm pas ngulmimit të opinionit publik atje.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci