Të fundit

Një burrë në Lipjan sulmon gruan e tij, lirohet në procedurë të rregullt

Policia në Lipjan ka arrestuar, e më pas e ka liruar në procedurë të rregullt, burrin i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Lipjan, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Policia ka bërë të ditur se viktima me dy fëmijët e saj janë dërguar në strehimore, ndërkaq i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

“Lipjan, 10.10.2021 – 12:20. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima me dy fëmijët e saj janë dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci