Të fundit

“Të pa vaksinuarit, brenga jonë më e madhe”

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë të diele më 17 tetor, ka dalë me një apel ku ka kërkuar respektim e masave antiCOVID-19 dhe vaksinimin masiv.

“IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të vaksinohen.

“Personat e pa vaksinuar janë brenga jonë më e madhe. Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Instituti ka paralajmëruar rritje të rasteve në rast të hezitimit për vaksinim.

“Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci