Të fundit

Dy vjedhje të rënda ndodhën brenda 24-orëve në Kosovë

Një femër ka rapotruar në polici se gjatë kohës që ishte duke punuar një njeri kishe hyrë në objektin që ndodhet në Prishtinë dhe nën kërcënim i kishe vjedhur 250-300 euro. E pas raportimit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e rasti po vazhdon të hetohet më tutje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar nga një i dyshuar mashkull nën kërcënim, kanë grabitur rreth 250-300 €. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”,  bëhet e ditur nga policia.

E vjedhje të rëndë sipas policisë kanë ndodhur edhe në Çagllavicë të  Graqanicës, ku një femër ka raportuar se një person i panjohur  i kishte vjedhur stoli, një aparat fotografik dhe një palë dylbi.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga persona deri më tani të panjohur iu kanë vjedhur stoli, dy ora dore, një palë dylbi dhe një aparat fotografik . Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Në Graqanicë ka ndodhur edhe një vjedhje tjetër, ku një burri i janë vjedhur disa pajisje shtëpiake.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona deri më tani të panjohur iu janë vjedhur disa pajisje shtëpiake. Rasti është duke u hetuar”.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci