Të fundit

Sami Lushtaku thërret live në emision, ka disa fjalë për një analist: Kjo është shpifje

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushaku ka thirrur në emisionin Debat Plus, ku ka deklaruar se fjalët e analistit Yll Hoxha janë shpifje sepse ai kurrë nuk ka pasur Terminal Doganor, raporton Paparaci.

Reagimi i tij vjen pasi Lëvizja Vetëvendosje publikoi sot një video, ku akuzoi ish-pushtetarët për terminale doganore.

Sipas Lushtakut, Hoxha është duke bërë linçim ndaj tij.

“Unë nuk kam kurrfarë terminali dhe kjo mund të vërtetohet, Qeveria e Kosovës, i ka të gjitha të dhënat e secilit terminal edhe secilit që e ka privatizuar apo e ka blerë një terminal”, tha ai në RTV Dukagjini.

“E lus Ylli Hoxhën që të mos shpifi e të mos të thotë të pa vërteta, se mjaftë po gënjen ai shefi tij mos të gënjen dhe ti thuaj publikisht”, shtoi ai.

Gjithashtu, ai theksoi se në mënyrë absolute ai dhe askush i afërt me të nuk ka terminal doganor.

Megjithatë, ai u pyet se ai duhet PDK-së Fatmir Limaj, i cili aktualisht është kryetar i Nismës Socialdemokrate.

Ai u përgjigj se “Limaj i duhet dhe PDK-së, po ashtu i duhet edhe shtetit të Kosovës”.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci