Të fundit

Bakoyannis i përgjigjet fyerjeve ndaj saj nga ekstremistët e Vuçiqit

“Asnjë kandidati për anëtarësim nuk i është dashur të zbatojë kaq shumë reforma para se organizata të fillojë të diskutojë për pranimin e saj. Kjo është ndoshta arsyeja pse 83 për qind e Asamblesë Parlamentare votuan për raportit tim për Kosovën”, ka shkruar Bakoyannis në “European Western Balkans”.

Pavarësisht gjithçkaje që u përmend, udhëheqja e Serbisë më sulmoi personalisht. Unë jam cilësuar si një tradhtare e paturpshëm që cenon marrëdhëniet dypalëshe të vendeve tona. Asgjë nuk është më larg nga realiteti. Mirënjohja publike për përpjekjet e mia nga Ati Sava, igumeni i Manastirit të Deçanit, është një dëshmi modeste për këtë. Veç kësaj, duhet përmendur se udhëheqja shtetërore e Serbisë nuk ka qenë gjithmonë kaq egoiste, ka pretenduar Bakoyannis, transmeton Paparaci.

Nga an tjetër, gjatë fjalimit tim në plenum, unë kam theksuar se “nuk do ta kisha marrë pozitën e raportuesit nëse Komiteti i Ministrave do të më kishte obliguar të shpreh qëndrimin tim nëse Kosova është shtet dhe do të pajtohesha me qëndrimin e shtetit tim”, duke mohuar çdo shqyrtim të anëtarësimit e Kosovës.

Megjithatë, kjo nuk u kërkua. Njohja ose mosnjohja e pavarësisë mbetet e drejtë e shteteve.

Në vitin 2018, në Forumin Evropian në Albach të Austrisë, presidenti Vuçiq ka pranuar publikisht se ishte duke negociuar për korrigjimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pavarësisht se negociatat për kufirin nënkuptojnë ekzistencën e dy shteteve (nëse jo, me kë po negocioni?), këtë  kam konsideruar si një lëvizje guximi nga ana e presidentit Vuçiq, jo një lëvizje tradhtie. Pragmatizmi është një burim i rrallë por shumë i rëndësishëm në politikë dhe të gjithë liderët që kanë arritur ndonjëherë të promovojnë interesin kombëtar të vendit të tyre kanë qenë ata që nuk kanë hezituar të sfidojnë instinktet e imagjinatës kombëtare.

Në kërkim të një të ardhmeje të begatë për Serbinë, nuk ka alternativë të qëndrueshme ndaj Bashkimit Evropian dhe pranimit të institucioneve të demokracisë liberale. Sipas parashikimeve aktuale, Serbia do të humbasë pothuajse një të katërtën e popullsisë së saj deri në vitin 2050, pasi të rinjtë dhe të aftët emigrojnë në kërkim të punës. Nëse miqtë e mi nga Serbia duan ta kthejnë këtë tragjedi, e vetmja mënyrë është një politikë liberale e së ardhmes. Besoj se do të zgjedhë atë rrugë!

PS: Si dikush që kam qenë në Beograd gjatë bombardimeve, ndihem se më është bërë një padrejtësi dhe jam e zhgënjyer nga sulmet personale të zërave ekstremë, ka përfunduar Dora Bakoyannis./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci