Të fundit

​Limaj: Kosova administrohet, nuk qeveriset

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se Kosova qe 1 vit e nëntë muaj administrohet, nuk qeveriset në planin ekonomik dhe zhvillimor dhe këto pasoja do të jenë katastrofale në 10 vitet e ardhshme

Limaj duke komentuar videon e dytë të publikuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se videot e tyre flasin për vet këta parti, drejtuesit e saj, votuesit por edhe për vet gjendjen në të cilën është Kosova.

Ai tha se Kurti e ka parë që qeverisja nuk është punë për të dhe është kthyer aty ku di ta bëjë më së miri, siç është mashtrimi, përbaltja, shpifja dhe me këto ka arritur sukses sepse përmes këtyre ka ardhur ku është sot.

“Kosova qe 1 vit e nëntë muaj administrohet, nuk qeveriset në planin ekonomik dhe zhvillimor dhe këto pasoja do të jenë katastrofale në 10 vitet e ardhshme. Një vit mosinvestime kapitale, është vonesë 10 vjet zhvillimin e Kosovës”, tha ai nw Tv Dukagjini.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci