Të fundit

Rama me fjalë të mëdha për Ali Ahmetin: Është nder shqiptarët më të mirë të historisë sonë

Kryeministri Edi Rama është rikthyer këtë të enjte në bashkinë e Tiranës, për të marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të kreut të Bashkimit Demokrat për Integrimin në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti me titullin “Qytetar nderi” i kryeqytetit.

Në këtë mënyrë, në asamblenë e bashkisë Rama është kthyer pas 13 vitesh. Duke bërë batutë, Rama ka thënë se në këtë sall vetëm Ali Ahmeti mund ta sillte.

Rama foli për figurën e Ali Ahmetit, duke e cilësuar atë si një nga shqiptarët më të mirë të historisë.

“Sot Tirana nderon një shqiptar ndër më të mirët të historisë shqiptarë. Një histori me mundime të mëdha dhe për shkak të fuqive të mëdha për të cilët Shqipëria ishte një bezdi. Nuk besoj se ka komb tjetër që e ka vuajtur më shumë përçarjen mes vetit. Ali Ahmeti një shqiptar që iu ngjit maleve të rezistencës për liri dhe të drejta në Maqedoni. Por me armë nuk kërkoi gjakderdhje, por vendosi në rendin e ditës domosdoshmërinë e pranimit të shqiptarëve. Armët në krahun e asaj rezistence nuk synonin ndarjen e Maqedonisë, por bashkimin e saj në të njëjtin flamur të popullit shqiptar dhe maqedonas. Rruga që hapi Ali Ahmeti ishte ajo e një misioni patriotik paqeje. Armët nuk ishin një shaka aventurierësh, por deklarata e sosjes së durimit nga shpërfillja diskriminuese. Është ende herët për t’u shkruar historia e këtij shqiptari ndër më të mirët. Ali Ahmeti është mjeshtri më i madh i përdorimit të armës së diplomacisë. Pa Ali Ahmetin, shqiptarët në RMV nuk do të ishin në ditën e tyre më të mirë”, tha Rama.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci