Të fundit

Gruaja nga Malisheva rrah burrin dhe fëmijën e saj, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Malishevë pasi dyshohet se e ka rrahur burrin dhe fëmijën e saj.

Lajmin e konfirmoi për Paparacin zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj.

Ai tha se e dyshuara është ndaluar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit të rastit.

“Sot Stacioni Policor në Malishevë ka arrestuar një femër e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht fëmijën dhe bashkëshortin e saj me ç’rast kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të Prokurorit të Shtetit e njëjta është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, tha Elezaj për mediumin.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci