Të fundit

Petkoviq: “Turp të kesh Dora Bakoyannis, pasi e mbështet Kosovën në KiE”

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, e ngarkuar për propagandë kundër Kosovës, Petar Petkoviq, ka komentuar deklaratat e raportueses speciale të KiE për Kosovën, Dora Bakoyannis, duke thënë se “nuk dihet se çfarë është më e keqe, raporti i saj për Kosovën për Këshillin e Evropës apo gjithçka që thotë ajo në mbrojtje të Kosovës”.

Raportuesja për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis, ka deklaruar se nga asnjë kandidat për anëtarësim potencial në Këshillin e Evropës nuk është kërkuar që të ndërmarrë aq shumë reforma sa në rastin e Kosovës, transmeton Paparaci.

“Turp të kesh Dora Bakoyannis. Nuk e di se çfarë është më keq, a është raporti yt skandaloz apo gjithçka që po thua në mbrojtje të “të ashtuquajturës Kosovë”! Përmend gjoja reformat e shumta që i janë vënë “të ashtuquajturës Kosovë” për anëtarësimi në Këshillin e Evropës, dhe nuk ke thënë asnjë fjalë se Prishtina tashmë 11 vjet nuk e ka formuar Asociacionin, që po arreston dhe rrahë serbët”, ka shprehur Petkoviq nervozizmin e tij në rrjetin social “X”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci