Të fundit

Kuka kritikon publikisht xhudisten e ekipit kombëtar: Duhet ndërruar qasjen urgjent

Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka ka kritikuar publikisht xhudisten kosovare, Laura Fazliu, pas diskualifikimit nga Kampionati Botëror i Xhudos.

Përmes një postimi në Facebook, Kuka shprehet se Fazliu duhet të ndryshoj qasje pasi që ajo nuk është duke punuar si duhet.

Fazliu, që në Kampionatin Evropian kishte arritur medaljen e argjendtë për kategorinë deri në 63 kg, në Kampionatin Botëror u diskualifikua pasi preki me kokë në tatami, veprim ky i pa lejuar në xhudo.

Me humbjen dhe punën e Fazliut i mllefosur është shprehur trajneri i xhudos, Driton Kuka.

“Laura Fazliu 63 kg sivjet arriti titullin e nënkampiones Evropiane dhe prej asaj gare si duket vetëkënaqësia e medaljes nuk po e len të koncentrohet nê gara tjera. Ana e saj taktike shumë e padefinuar dhe pothuajse shumë pak punon në këtë drejtim,kjo tregon që duhet ndrruar qasjen urgjent! Humbi me një diskualifikim të çuditshëm por me garuese të atij niveli sduhet lejuar të ndodhin aksione me rrezik”, thuhet në postimin e Kukës në Facebook.

Përpos Fazliut, Kuka ka përmendur edhe xhudisten tjetër Flaka Loxha. Sipas Kukës, Loxha nuk ka arritur akoma nivelin për një Kampionat Botëror.

“Flaka Loxha 57 kg performoj jo mirë dhe realisht niveli i saj për një Botëror ende ska arrit ku duhet,anën fizike e ka të mirë por i mungojnë gjuajtjet në këtë nivel,problem që e potencojmë çdo stërvitje në sparing në klub por ende ska ecje para”, përfundon postimi i Kukës.

Nga Kampionati Botëror i këtij viti, medalje arriti vetëm kampionia olimpike, Distria Krasniqi.

Ajo arriti të sotilset me medalje të bronztë në kategorinë deri në 52 kg, ndërkaq xhudistet Loriana Kuka, Laura Fazliu dhe Flaka Loxha e përfunduan kampionatin pa medalje.

Dy garueset kosovare: Laura Fazliu e Loriana Kuka u diskualifikuan për shkak të thyerjes së rregullave.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci