Të fundit

Ekzekutohet i dënuari me vdekje në SHBA, përdhunoi dhe vrau thjeshtrën

Shteti i Misisipit ka proceduar dje ekzekutimin, e një të  dënuari, i cili luftoi me drejtësinë në mënyrë që dënimi me vdekje, që iu dha në vitin 2012, të zbatohej “sa më shpejt”.

David Cox, 50 vjeç, iu dha një injeksion vdekjeprurës në burgun Partzman, në një shtet konservator të Amerikës së Jugut.

Vdekja e tij u konfirmua në orën 18:12 (ora  lokale), sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje (DPIC).

Në vitin 2009, gruaja e tij, e cila kishte një vajzë nga një martesë e mëparshme, e denoncoi atë në polici kur mësoi se ai e kishte përdhunuar fëmijën. Ai kaloi disa muaj në burg para se të lirohej me kusht.

Disa javë më vonë, ai bleu një armë për t’u hakmarrë për ish-gruan e tij.

Pasi shkoi në  shtëpinë e saj, ai e qëlloi dhe e la të vdiste për orë të tëra, ndërsa përdhunonte thjeshtrën 12-vjeçare para saj.

Në një letër të datës 19 gusht 2018, autori  shpjegonte se donte që “trupi i tij të ekzekutohej për krimet që ka kryer”.

Misisipi dhe shtetet e tjera kanë pasur vështirësi në gjetjen e barnave me injeksion vdekjeprurës sepse kompanitë farmaceutike nisën të bllokojnë përdorimin e produkteve të tyre për të kryer dënime me vdekje.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci