Të fundit

Shkon tek Albin Kurti, i kërkon falje Kadri Veselit

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Afrim Fejza është larguar nga kjo pozitë për të kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në facebook, ku publikoi edhe një fotografi nga takimi i tij me kryeministrin, Albin Kurti.

“Një takim miqësor me ish-kolegun e studimeve, prijësin e proceseve dhe të demonstratave studentore, mikun tim, Albin Kurti, tashmë kryeministër i Republikës së Kosovës, të cilin edhe fizikisht e urova për sukseset e arritura në garën zgjedhore të 14 Shkurtit! Natyrshëm biseda filloi me kujtimet dhe nostalgjitë studentore të viteve të 90-ta, ku për shqiptarët në Kosovë, arsimimi dhe studimet universitare ishin një nga shumë sfidat jetësore të kohës!”, u shpreh Fejza.

Ai tregoi se çka u diskutua në takim me Kryeministrin Kurti.

“Kryeministrin Kurti e njoftova se ne mesin e shumë profileve arsimore edhe në shkollën tonë profesionale është hapur profili arsimor  teknologjik dhe inovativ, Mekatronika, por që për arritjen e sukseseve po sfidohemi me vështirësi dhe  me mungesë të kushteve infrastrukturore”, ka shkruar Fejza.

Tutje, ai përmes këtij shkrimi i kërkoi falje Kadri Veselit për dorëheqje pa prezencen e tij fizike në Kosovë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci