Të fundit

Tre hapa të thjeshtë për të gjetur xhinset e duhura për trupin tuaj

Më poshtë janë tre hapa të thjeshtë që do t’ju ndihmojnë të zgjidhni xhinset e ëndrrave, ato të duhurat për format tuaja trupore, për të cilat nuk do të pendoheni asnjëherë pse i keni blerë.

Hapi 1: Zgjidhni madhësinë e duhur

Për të zgjedhur madhësinë e duhur, mbajini xhinset në skajet e belit dhe përpiquni t’i përthëkoni rreth qafës tuaj. Nëse skajet preken me njëri-tjetrin lehtësisht, kjo është madhësia e xhinseve që iu duhet.

Ju lutem vini re se skajet e belit jo domosdoshmërisht duhet të takohen plotësisht, pra të mbyllen krejtësisht, por është e rëndësishme që lehtësisht të ju rrethojnë qafën.

Hapi 2: Përcaktoni gjerësinë

E pra, le të përpiqemi të gjejmë gjerësinë perfekte. Për ta bërë këtë, përkulni krahun tuaj në bërryl dhe kapni grushtin. Krahu juaj duhet të mund të vendoset lehtësisht në pjesën e belit të xhinseve.

Ky trik do të funksionojë vetëm për ata që veshin xhinse me një bel të standardizuar. Natyrisht, nëse janë xhinse të thella, krahu nuk duhet të futet plotësisht në bel.

Hapi 3: Kontrolloni gjatësinë

Le të kontrollojmë më në fund nëse xhinset janë mjaft të gjata. Mbajini skajet e këmbëve të xhinsece, dhe hapini krahët aq sa mundeni. Nëse mesi i xhinseve është tamam nën mjekrën tuaj, urime! Ju keni zgjedhur një palë xhinse të duhura për juve.

Një detaj i rëndësishëm: mesi duhet të jetë saktësisht nën mjekrën tuaj.

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci