Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abdu Dhabit.
Gjakova u stolis me të argjendtë në kategorinë deri në 57 kg, pasi në finale u mposht nga xhudistja koreane, Mimi Huh.
Para kësaj sfide, Gjakova kishte mposhtur xhudisten gjeorgjiane dhe atë serbe për të arritur në finale.
Kosova po përfaqësohet nga tre xhudistë në Grand Slamin e Abu Dhabit.
