Moti i zymtë dhe me shi është më i lehtë të përballohet me rroba me ngjyra të hareshme.

Kombinimet e së verdhës, së kuqes, vjollcës dhe së portokalltës në veshjet tuaja do t’ju bëjnë të ndiheni optimistë dhe të hareshëm, pavarësisht nga moti jashtë, transmeton Paparaci.

1. Kombinim gazmor i së kuqes dhe së verdhës

Një beretë e kuqe dhe syze me kornizë në të njëjtën ngjyrë, si dhe një çantë e vogël e verdhë, do t’ju japin një dukje gazmore këtë vjeshtë.

2. Përzierje tërheqëse e së portokalltës dhe blusë

Një fund i pasur kadife ngjyrë portokalli me një bluzë tyli dhe me një pulovër blu e modele etno do t’ju japë një dukje të parezistueshme.

3. Ngjyra vjollcë intensive sfidon grinë e vjeshtës

Palltoja në ngjyrë vjollce të spikatur do të duket trendi me pantallonat blu të gjera dhe këto ngjyra do të na rikthejnë energjinë e verës në mes të vjeshtës.

4. Jeshile për humor të mirë

Një pallto jeshile që do ta kombinoni me një këmishë të bardhë, e plotësuar me këpucë të kuqe do të jetë një atraksion i vërtetë.

5. Kombinimi i nuancave të shumta të së njëjtave ngjyra për një dukje të përsosur

Të kombinuara me tonalitetet kafe të pulovrave dhe çizmeve dhe nuancat vjollce të xhaketës së thurur dhe kapelës elegante do të dukeni harmonike dhe me stil.