Të fundit

Vetëm në këto raste mund të mbetesh shok/shoqe me ishin

A mund te jesh shok ose shoqe me ishin? Po, mundesh dhe së fundmi po kthehet në trend, ama që të funksionojë duhet të jetë një nga këta tipa ish-ash dhe duhet të jenë pjekur mirë kushtet.

Personat më të mirë për t’i pasur sërish miq, janë ata që keni vite që jeni ndarë dhe nuk janë përpjekur të rilidhen me ty për të pasur prap një lidhje romantike. Rëndesi ka që ndjenjat të kenë kaluar dhe mos ketë mbetje emocionesh romantike mes jush.

Dritën jeshile e kanë edhe ata çifte që janë ndarë me konsensus sepse pasioni ka mbaruar përfundimisht. Edhe nëse e konsideron ish-in si vëlla mund të bëheni miq.

Ndodh ama që një prej jush të jetë i dobët, e vetëm për shkak të afërsisë do pranonte edhe raportin shoqëror. Mos e lejoni të ndodhë!

Por çfarë nuk duhet bërë kurrë?

Mos jini ‘ekskluzivë’ për njëri-tjetrin. Ky term nuk ekziston në shoqëri.

Nuk lejohet asnjë formë xhelozie, ndaj hapi sytë mirë.

Mos dërgo mesazhe me intensitet të njëjtë si dikur.

Tregohuni të sinqertë dhe mos rrezikoni marrëdhëniet e tjera për ta.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci