Të fundit

Çeku takon Sadikun veç pas ankesave, e shpërblen me tetë mijë euro

Ministri i Sportit, Hajrullah Çeku, e ka pritur të martën në takim boksieren, Donjeta Sadikun, e cila në Kampionatin Evropian e ka fituar medaljen e bronztë.

Ai ka njoftuar se bosierës Sadiku, ministria e Sportit i ka ndarë tetë mijë euro, kurse trajneres së saj, Marjoleta Sallauka katër mijë euro.

Ministri Çeku në një postim në Facebook ka shkruar se arritjet e sportistëve janë motiv për angazhime të mëtejme.

Kujtojmë se Donjeta Sadiku ishte ankuar publikisht se ishte injoruar nga institucionet, pavarësisht se doli e treta në Kampionatin Evropian dhe kjo e kishte lënduar shumë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci