Të fundit

Gorani: Nëse shkohet në zgjedhje të reja s’mund të presim rezultat tjetër

Opinionisti Dukagjin Gorani ka vlerësuar se mbajtja e zgjedhjeve të reja, nëse partitë politike vazhdojnë me të njëjtën qasje, nuk do të prodhojë një rezultat ndryshe nga ai aktual.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Gorani tha se konfigurimi aktual politik nuk ofron arsye për të pritur ndryshime nëse vendi shkon sërish në zgjedhje.

“Nëse shkohet në zgjedhje, e gjasat janë që të shkohet, me skenën aktuale dhe logjikën aktuale të partive politike nuk mund të presësh rezultat tjetër”, deklaroi ai.

Sipas Goranit, organizimet politike duhet të ndryshojnë në përputhje me nevojat e shoqërisë, ndërsa vlerësoi se formatet aktuale të partive, veçanërisht të atyre opozitare, janë tejkaluar.

“Organizimet politike në shoqëri krijohen dhe zhduken varësisht prej nevojës. Mendoj që formati i partive politike, sidomos atyre në opozitë, është format i tejkaluar, pasi i përket një periudhe prej më shumë se 30 vjetësh, pas rënies së bllokut komunist”, tha Gorani.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci