Të fundit

Ballkani zhvillon sot sfidën e fundit në Ligën e Konferencës

Ballkani do ta mbyll sot aventurën në Evropë, përkatësisht në Ligën e Konferencës me sfidën kundër CFR Cluj.

Kampioni i Kosovës e ka bërë krenar vendin me paraqitje dinjitoze duke u bërë skuadra e parë që arrin deri në këtë fazë të një gare evropiane.

Skuadra e Ilir Dajës ka katër pikë pas pesë ndeshjeve duke u renditur e fundit në grupin G dhe rrjedhimisht është pa gjasa për të kaluar në fazën tjetër.

Nga ana tjetër, Cluj do të kërkoj fitore ndaj Ballkani pasi ajo do ta dërgon në fazën tjetër të kësaj gare.

Në konferencë për media para ndeshjes, trajneri Ilir Daja dhe mbrojtësi Armend Thaqi deklaruan se përkundër faktit se tashmë janë pa gjasa, skuadra do të kërkojë fitore në këtë ndeshje për ta mbyllur këtë aventurë evropiane në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:45 në stadiumin “Constantin Rădulescu”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci